SHBA/ Pilulat e abortit do shiten në farmaci

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës farmacitë mund të shpërndajnë për herë të parë pilulën e abortit, për gratë e interesuara. Sipas rregullores së re të vendosur nga administrata Biden, farmacitë mund të shpërndajnë drejtpërdrejt pilulat pas recetës së marrë nga mjeku përkatës.

Marketing

Departamenti i Drejtësisë i hapi gjithashtu rrugën Shërbimit Postar të SHBA-së për të vazhduar shpërndarjen e ilaçeve për abortin me recetë.

Në një opinion të lëshuar të martën, zyra e këshilltarit ligjor të departamentit tha se dërgimi me postë i pilulave të abortit nuk shkel ligjin 1873, të quajtur Comstock Act, që ndalon dërgimin e materialeve “të turpshme, të shthurura ose të pasjellshme” përmes postës.

Pilulat e abortit janë bërë më të kërkuara pas vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar që nëdisa shtete ndaloi ose kufizoi abortin.

Më shumë se gjysma e aborteve në SHBA bëhen tashmë me pilula dhe jo me operacion, sipas Institutit pro-zgjedhjes Guttmacher.

Marketing