SHBA rifillon dëbimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të paligjshëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të rikthejnë dëbimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, pas shtimit të fluksit gjatë muajve të fundit.

Marketing

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i administratës Biden, i cili shpjegon se numri në rritje i emigrantëve që hyjnë nga Meksika ka bërë, të rikthehet dëbimi i tyre, i pezulluar prej vitesh, sidomor për emigrantët e parregullt nga Venezuela.

“Ne kemi identifikuar tashmë personat që po ndalojmë dhe që do të dëbohen shpejt në ditët në vijim,” u shpreh zyrtari amerikan.

Ndërkohë, presidenti Biden një ditë më parë njoftoi se ka ndryshuar qëndrim për murin në kufi me Meksikën, që u nis nga paraardhësi i tij Trump, por që u pezullua, sapo mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Administrata Biden tha të enjten se do ta zgjasë murin në kufirin me Meksikën, në përpjekje për të frenuar numrin rekord të emigrantëve.