SHBA sanksione për politikanë ballkanas në janar?!

Instituti për Sigurinë Ndërkombëtare në Beograd ka paralajmëruar se në janar të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj individëve në Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ky institut thotë se sanksionet do të vendosen ndaj politikanëve dhe biznesmenëve në Serbi, Republika Srpska, Mal i Zi dhe Kosovë.

Ndërkohë në një prononcim për median serbe Danas, Orhan Dragash, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë thotë se janë rreth 50 persona dhe se këto janë sanksione të synuara ndaj individëve dhe jo ndaj shtetit.

“Këto janë sanksione individuale që prekin ata kundër të cilëve drejtohen dhe japin rezultate. Në Bullgari u treguan shumë efektive, ku në listën e sanksioneve ishin 50 persona dhe kompani të afërta me Bojko Borisovin. Dhe ju mund të shihni se ai humbi në mënyrë dramatike zgjedhjet“, tha ai.

Dragash thotë se shpallja e sanksioneve është në përputhje me atë që tha së fundmi Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Escobar gjatë vizitës së tij në rajon tha se është e qartë se sanksionet ndaj politikanëve janë një opsion real. Dhe jo vetëm sanksionet, ka mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen ndaj kompanive që i ndihmojnë ata”, tha ai. Gjatë vizitës së Escobarit në Mal të Zi, u dëgjua se Departamenti i Shtetit po shqyrtonte vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe autoriteteve aktuale dhe ish-malazeze “për rrezikim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe lidhjeve me korrupsionin”.

Marketing