Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy zyrtarëve të Bosnjë-Hercegovinës.
Bëhet fjalë për Marinko Cavara, President i Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe Alen Seraniç, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Republika Srpska. Në njoftim thuhet se ata kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit.
“Thesari ka sanksionuar dy zyrtarë të shquar në Bosnje dhe Hercegovinë: Marinko Cavara, Presidentin e Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe Alen Seranic, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Republika Srpska, për kërcënimin e stabilitetit të rajonit”-thuhet në njoftim.