SHBA/Shënohet rasti i parë i reaksionit të fortë nga vaksina Moderna

Një mjek në Boston zhvilloi një reaksion të rëndë alergjik disa minuta pasi mori vaksinën e kompanisë Moderna kundër koronavirusit.

Marketing

Husein Sadrzadeh, një onkolog në Qendrën Mjekësore të Bostonit, i cili ka alergji të rëndë ndaj midhjeve, pati një reagim të ashpër pak minuta pasi u vaksinua, duke ndjerë marrjë mendsh dhe rrahje të shpejta zemre.

Mjeku tha se disa minuta pas vaksinimit, pulsi i tij shkoi në 150 rrahje në minutë, pothuajse sa dyfishi i norms, gjuha iu mpi dhe u mbulua nga djersë të ftohta, ndërkohë që presioni i gjakut ra.

Sadrzadeh përdori injeksionin e epinefrinës që kishte me vete për shkak të alergjisë dhe u transportua me barelë në dhomën e urgjencës, ku iu dhanë ilaçe të ndryshme, përfshirë edhe steroidet. Katër orë më vonë, ai u largua në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes ai deklaroi se ishte shëruar plotësisht, njofton Cnn.

Mjeku informoi Modernan dhe sistemin kombëtar të monitorimit të sigurisë së vaksinave. David Kibbe, një zëdhënës i spitalit, konfirmoi se mjeku ishte vaksinuar me vaksinën Moderna të Enjten.

Ai tha në një deklaratë se Sadrzadeh “ndjeu një reaksion alergjik dhe u lejua të injektojë epinefrinën vetë”. Ai u dërgua në dhomën e urgjencës, ku gjendja e tij u vlerësua, me kujdes u monitorua dhe u largua.

Zëdhënësi i Moderna Ray Jordan tha se ekipi i sigurimit mjekësor të kompanisë do të shqyrtojë çështjen. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se informacioni mbi reagimet ndaj vaksinave të reja do të publikohet javën e ardhshme në faqen e internetit të agjencisë.

Vaksinimet me vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna të koronavirusit tashmë janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Agjencitë federale po hetojnë të paktën gjashtë raste të njerëzve që kanë zhvilluar anafilaksi pasi janë vaksinuar.

Pas rasteve të para të raportuara të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, CDC kishte këshilluar që si kjo vaksinë ashtu edhe vaksina Moderna mund të mos jenë të përshtatshme personat me alergji ndaj përbërësve të vaksinës.

Njerëzit me alergji të tjera duhet të bëjnë vaksinën dhe të presin 15 minuta para se të largohen nga qendra e vaksinimit, tha CDC. Kushdo që ka një histori alergjike ndaj një substance, duke përfshirë një vaksinë tjetër ose një ilaç të injektuar, duhet të monitorohet për 15 minuta shtesë.

Marketing