SHBA, shkon në mbi 568 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 568.483, prej të cilëve 901 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 31.794.833, me 54.901 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,72 milionë raste të konfirmuara dhe 61.122 të vdekur.

Marketing

Në SHBA deri më tani mbi 133 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 86 milionë dozën e dytë.



. .