SHBA: Shkupi dhe Tirana nuk ndahen, bashkë drejt integrimit europian

Departamenti amerikan i shtetit e përjashton mundësinë që Tirana dhe Shkupi të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Marketing

Zëdhënsi Ned Price ka deklaruar për mediat se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, sepse ky është momenti që të dyja vendet të marrin dritën jeshile nga Këshilli Europian.

NED PRICE

ZEDHENES, DASH

“Të dyja vendet kanë përfunduar detyrat bazë dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit. Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë detyra të vështira, të arrijnë kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe.”

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një bisedë telefonike javën e kaluar, deklaruan se procesi po përshpejtohej.

Megjithatë, pala bullgare e ka bërë të qartë se nuk e heq veton nëse parlamenti në vendin fqinj nuk miraton ndryshimet kushtetuese që lidhen me njohjen e të drejtave të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.