SHBA-të hedhin poshtë akuzat e Rusisë, për ndërhyrje në nismën për ndryshime kushtetuese në vend

Departamenti i Shtetit Amerikan akuzat e Rusisë për ndërhyrje të SHBA-ve në votimin për inicimin për ndryshimet kushtetuese i vlerëson si të pabaza me tendencë për dezinformim dhe propagandë.

Marketing

Të gjitha pretendimet se gjoja përfaqësuesit e Ambasadës së Amerikës janë përfshirë në procesin e votimit janë të palogjikshme dhe gënjeshtra. SHBA-ja e përshëndet nismën e ndryshimeve kushtetuese si të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Shba-të besojnë se marrëveshja e Prespës është bazë dhe mundësi historike me qëllim promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

Departamenti i Shtetit Amerikan sugjeron të gjithë ata të cilët dëshirojnë të shqyrtojnë se si deputetët e Kuvendit të Maqedonisë e kanë marrë vendimin për të votuar nismën e ndryshimeve kushtetuese, ta bëjnë atë drejtpërdrejtë me deputetët, e jo të përdorin dezinformimin rus dhe propagandën e tyre.

Edhe MPJ e Maqedonisë i hedh poshtë akuzat e pabaza dhe të pavëerteta në komentin e sektorit për informim të MPJ të Federatës Ruse në lidhje me votimin e nismës për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing