Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, ka propozuar qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.
Kështu ka njoftuar deputeti Jacobsson përmes një postimi në Twitter.
Ai ka shkruar se ky propozim ka ardhur si rezultat i punës që kanë bërë javën që shkoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, për punën e tyre për punën e tyre të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e paqes”, ka shkruar Jacobsson.
Kjo është përmbajtja e plotë e dokumentit:
Nominim për Çmimin Nobel për Paqe
Në fund të viteve 1990, Evropa ishte goditur nga një luftë e përgjakshme në të cilën pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë po luftonin me njëra-tjetrën në baza etnike dhe fetare. Pasi përfundoi lufta, ka qenë e vështirë që të gjendet një mënyrë që do të çonte në pajtim, gjë e cila vërehet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Padrejtësitë historike dhe hidhërimi i thellë i individëve e kanë bërë të vështirë kalimin nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë me njohje të plotë dhe marrëdhënie që funksionojnë.
Në vitet e fundit, ka pasur situata ku ne të cilët i përcjellim zhvillimet në Ballkan jemi brengosur se mund të ketë konflikte të reja. Prandaj është shumë me rendësi të shohësh se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, kanë avancuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Tregtia dhe komunikimi janë disa prej shtyllave më të rëndësishme për të kaluar nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë.
Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke.
I have nominated the US Gov. and the governments of Kosovo and Serbia for the Nobel Peace Prize for their joint work for peace and economic development, through the cooperation agreement signed in the White House. Trade and communications are important building blocks for peace. pic.twitter.com/XuhkLbHZAV
— Magnus Jacobsson (@magnusjacobsson) September 11, 2020