SHBA tremb Dodik: Po pasuron veten, por ne e dimë ku janë paratë

Milorad Dodik, kreu i Republika Srpska në Bosnje, është tronditur nga deklarata e fundit e ambasadës së SHBA, të cilët kanë thënë se ai punon për pasurimin e vetes së tij dhe jo të komunave të RS.

Marketing

Me anë të një postimi në rrjetin social “X” ambasada e SHBA në Bosnje shkruan se shumë komuna n të cilat Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), kryetar i së cilës është Dodik janë në pushtet, u tërhoq nga programi amerikan i ndihmës, sepse Dodik u bëri presion për t’u tërhequr.

“Komunitetet e tyre tani po humbasin përfitimet punë, infrastrukturë të përmirësuar, investime dhe më shumë që ofrojnë këto programe. Dodik merret më shumë me pasurimin e vetes dhe të familjes se sa për të pasuruar komunitetet lokale dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në komuna”, thuhet në njoftim.  https://x.com/USEmbassySJJ/status/1821901809482400105?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1821901809482400105%7Ctwgr%5Ea240b70489c84fd21256aa0e5064569ccd769492%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fshba-tremb-dodik-po-pasuron-veten-por-ne-e-dime-ku-jane-parate%2F