SHBA, Ukraina dhe Rusia bien dakord për paqe në Detin e Zi

SHBA, Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për sigurimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi, që ishte një nga qëllimet kryesore të negociatave.

Gjithashtu u ra dakord që nuk do të ketë sulme ndaj infrastrukturës energjetike as në Rusi, as në Ukrainë.

Përveç kësaj, Uashingtoni do të ndihmojë Rusinë të rifitojë aksesin në tregun global për eksportet e produkteve bujqësore, duke përfshirë uljen e kostos së sigurimit të anijeve dhe lehtësimin e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për këto transaksione.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu se SHBA dhe Ukraina kanë rënë dakord të vazhdojnë angazhimin e SHBA-së për kthimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë, shkruan skynews.

Marketing