SHBA uron Maqedoninë për 28 vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo uroi sot Maqedoninë e Veriut për 28 vjetorin e pavarësisë dhe e siguroi për mbështetjen amerikane në hapat e saj për t’u bërë pjesë e “familjes euroatlantike.

Marketing

Sekretari amerikan i shtetit vlerësoi angazhimin e vendit ndaj parimeve demokratike, shtetit ligjor, përgjegjësisë së qeverisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit.

Ndërsa festojmë Marrëveshjen historike të Prespës, ne vazhdojmë të punojmë krah për krah për të mbështetur aspiratat e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtarë e plotëfuqishme e NATO-s dhe BE-së. Përkushtimi juaj i vazhdueshëm ndaj parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit kontribuon jo vetëm në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ne presim me padurim që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s.

Në këtë vit të rëndësishëm, unë bashkohem me njerëzit e Maqedonisë së Veriut në festimin e përvjetorit të pavarësisë tuaj.

Marketing