Zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Ajo foli në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.
Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.
Dorëzimi i raketave patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me ndihmë mbrojtëse, pasi ajo përbën një kërcënim për avionët civilë.
Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike, shkruan “Sky News”./