Shea: Vuçiq të bashkëpunojë për një hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Marketing

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se grupi kriminal nuk ka ardhur nga hiçi, por dikush i ka paguar dhe armatosur.

Shea tha se edhe pse krimineli Milan Radoiçiq nuk është personi që ka në dorë shtetin e Kosovës, ai mund të ketë pasur lidhje me shërbimet e inteligjencës apo me paraushtarakët, të cilët sipas tij, mund të kenë ndihmuar financiarisht dhe me armatim, grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Unë shpresoj se presidenti Vuçiq do të bashkëpunoj në një hetim ndërkombëtar për të kuptuar se nga vinin këta 30 ushtarakët paramilitarë dhe nëse qeveria e Serbisë dhe shërbimet e inteligjencës, apo ushtria e Serbisë ishin të përfshira në financimin e një operacioni të tillë. Beogradi mund të marrë veprime që të mund të eliminojë këto grupe të caktuara dhe shpresoj se ky hetim do ta nxjerrë këtë gjë”, tha Shea për Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Vuçiqi e ka një mundësi të mirë për të treguar vullnetin e tij dhe për të marrë pjesë në një hetim të tillë.

“Dhe nëse ka prova se ka trupa paraushtarakë në Serbi që trafikojnë këto armatime, ai mund të marrë masa për të shkatërruar këtë organizatë. Megjithatë unë personalisht nuk besoj se Serbia do i bashkohet BE-së para se të normalizojë marrëdhëniet me Kosovë. Kjo sigurisht do të thotë njohje. Unë nuk e shikoj diçka të tillë”,-tha ish-zëdhënësi i NATO-s.

Marketing