Shefat e Departamentit për Kriminalistikë hetojnë arsyet e zjarrit në Gjykatën e Kumanovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për media dhe lidhur me zjarrin që shpërtheu në Gjykatën e Kumanovës, tha se nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por se në terren janë aktivizuar të gjitha shërbimet në mënyrë që të mund të kryejë kontroll dhe të përcaktojnë shkakun e zjarrit.

Reklama

Sipas informacioneve fillestare, nga zjarri është djegur një pjesë e arkivit me sende të vjetra në Gjykatën e Kumanovës.

Marketing

“Për momentin nuk mund të themi saktësisht se çfarë është përfshirë nga zjarri pasi sipas informacioneve të fundit, fikja është ende në vazhdim. Ne kemi aktivizuar të gjitha shërbimet. Në vend ngjarje kanë shkuar edhe shefat dhe udhëheqësit e departamentit për hetime kriminalistike dhe teknike dhe ekspertizë që të bëhet kontroll dhe të shohim se cilat janë shkaqet dhe çfarë konkretisht është prekur nga zjarri”, tha ministri Oliver Spasovski.

Zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, ndërsa tymi është ende i pranishëm në ambientet e gjykatës në Kumanovë