Ministri i Jashtëm hungarez Peter Siarto ka reaguar ndaj deklaratës së komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn i cili sot tha se nuk beson se Hungaria do ta ekstradojë Gruevskin.
“Komisioneri për zgjerim duhet të kujdeset për zgjerimin, jo për proceset ligjore në shtetet anëtare të BE-së “- deklaroi kreu i diplomacisë hungareze Peter Siarto gjatë takimit të Këshillit të ministrave për Punë të Jashtme të BE-së.
Nesër do të mbahet takimi i Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, i cili do t’i përkushtohet pjesërisht sundimit të ligjit në Hungari. Një nga pyetjet që do të ngrihet është mbyllja e Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest, mirëpo nuk është e qartë nëse çështja e Gruevskit do të hapet, pasi BE e konsideron këtë rast si çështje sovrane.