Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhnom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia COVID-19 mund të marrë fund në vitin 2022.
Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodhë nëse rritet vaksinimi global, teksa shtoi se bota duhet të mobilizohet për të arritur këtë qëllim.
Në një deklaratë të premten, Ghebreyesus tha se janë të gjitha mjetet dhe burimet për t’i dhënë fund asaj, të cilët ai e quan “fatkeqësi”, raporton “GlobalNews”.
OBSH thotë se një nga arritjet e vitit 2021 është se 8.5 miliardë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në mbarë botën.
Погледнете како славните слабеат 20 килограми за еден месец. Тајната е во..
Sipas kësaj organizate, projeksionet tregojnë se ka potencial për të vaksinuar të gjithë të rriturit në nivel global dhe për të ofruar nxitës për grupet me rrezik të lartë.