Shefi i OKB-së kërkon përmbajtje maksimale nga Irani dhe Pakistani

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i kërkoi Iranit dhe Pakistanit që të “ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve” pas një shkëmbimi të sulmeve ushtarake midis vendeve, tha zëdhënësi i tij të enjten.

Marketing

​ “Sekretari i Përgjithshëm nënvizon se të gjitha shqetësimet e sigurisë midis dy vendeve duhet të trajtohen me mjete paqësore, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, në përputhje me parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Pakistani nisi sulmet ndaj militantëve separatistë brenda Iranit të enjten, në një sulm hakmarrës dy ditë pasi Teherani tha se goditi bazat e një grupi tjetër brenda territorit pakistanez, shkruan Reuters.