Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar të premten emetimet globale po e vendosin botën në një rrugë “katastrofike” drejt një ngrohjeje prej 2.7 gradë Celsius, derisa presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje botës që të japin maksimumin në samitin e OKB-së mbi ndryshimet klimatike që pritet të mbahet në nëntor.
Guterres i bëri këto komente pasi një raport i OKB-së i muajit të kaluar, njoftoi se nuk po përmbushet marrëveshja e Parisit për klimën, për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 Celsius.
“Kjo është thyerje e premtimit të bërë gjashtë vjet më parë, për të ndjekur qëllimin prej 1.5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit”, tha Guterres, duke iu referuar marrëveshjes së viti t2015 të arritur në kryeqytetin francez.
Një pamje nga ajri tregon një zonë të shkatërruar nga përmbytjet pas reshjeve të mëdha të shiut pranë Kastamonu, më 11 gusht 2021.
Shtetet e Bashkuara dhe 27 vende të Bashkimit Evropian vendosën objektiva më të ashpëra të zvogëlimit të emetimeve këtë vit. Por vendet si Kina, India dhe Arabia Saudite janë ndër ato që nuk kanë paraqitur objektiva të reja sa u përket emetimit të gazrave.
Trajtimi i ndryshimeve klimatike është një nga prioritetet kryesore të Bidenit brenda dhe jashtë vendit, dhe konferenca e OKB -së për klimën në Glasgoë shihet si një moment kritik për botën që të angazhohet për të bërë më shumë për të ndaluar rritjen e temperaturave.