Shefi i Pfizer: Fundi i pandemisë çështje kohe

Mund të duhet pak kohë, por aktualisht zgjidhjet që kemi në duar janë aq efektive sa është vetëm çështje kohe për të arritur në fundin e pandemisë, deklaroi CEO i Pfizer Albert Bourla për transmetuesin publik grek, ERT.

Duke folur nga selia e kompanisë në Connecticut, Bourla shprehu shpresën se normaliteti do të rikthehet së shpejti dhe u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të përdorin maskat dhe të ndjekin udhëzimet e shkencëtarëve derisa të rikthehet normaliteti.

Marketing

Në lidhje me mutacionin e virusit, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar sa e rrezikshme është dhe deklaroi se “vaksina do të jetë efektive dhe ndaj mutacionit specifik”, raporton ATSh.

”Ne do të kemi më shumë informacion dy javë pas përfundimit nga eksperimentet që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më shumë efektive kundër këtij virusi të ri”, theksoi ai