Shefi i policisë financiare, Muaremi: Kovaçevski nuk më ka kërkuar dorëheqje

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, i mohon akuzat se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Marketing

Ndërkohë, katër inslitucione po kryejnë hetimet e tyre për shkaqet e mos konfiskimit trevjeçar të pasurisë së kompanisë aTransmet” të biznesmenit Sead Kocan, që ishte pjesë e hetimeve dhe procesimeve nga ish-Prokuroria Speciale.

“I hedh poshtë kategorikisht spekulimet dhe shkrimet në portalet e caktuara të publikuara në publik që fiasin për faktin se jam i paarritshëm, pra në arrati. Unë jam në vend dhe aktualisht kryej detyrën si drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare”, deklaroi Muaremi për Radion Evropa e Lirë.

Reagimi i tij vjen pasi në disa media u publikua informacioni se ai është larguar nga vendi pas shpalljes së procedurës para hetimore ndaj tij.

Ai po ashtu mohon që kryeministri Dimitar Kovaçevski të ketë kërkuar shkarkimin ose dorëhegjen e tij.

“Si edhe më parë do të vazhdoj ta kryej funksionin tim — drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare në mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe transparente, në përputhje me rregulloret dhe ligjin”, theksoi Muaremi në përgjigje të pyetjes nëse po mendon të japë dorëheqje, pas procedurës së hapur hetimore.

Nga Qeveria thonë se nuk do të komentojnë procedurën e hapur prokuroriale.

“Inkurajojmë institucionet që të veprojnë si në çdo rast tjetër, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. Informacionet e publikuara në opinion se drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi nuk ndodhet në vend janë të pasakta dhe ai aktualisht është duke ushtruar detyrën si drejtor i Drejtorisë”, deklaruan nga Qeveria në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, është pjesë e procedurës para-hetimore të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar pas kallëzimit penal të ngritur nga Prokuroria e Shtelit kundër tij dhe dy prokurorëve të ish- Prokurorisë Speciale për mosveprim në rastin “Trust” kundër biznesmenit Sead Koçan.

Koçani është dënuar se kompania e tij “Transmet” në vitin 2011 në mënyrë të kundërligjshme ka fituar tenderin për nxjerrjen e thëngjillit në REK Manaslir në vierë prej 17 milionë euro. Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa kompania e tij “Transmet° duhej ta sanojë dëmin e bërë ndaj shtelit.

Në kallëzimin penal, Muaremi si hetues i atëhershëm në Prokurorisë Speciale dhe prokurorët Artan Ajro dhe Gavril Bubevski akuzohen për bashkim kriminal me të dënuarin Sead Koçan, pasi siç thuhet në raportin e publikuar nga “Kod”, kanë marrë vendime, duke pamundësuar kryerjen e konfiskimit të pasurisë si dhe kanë bërë lëshime. Këto janë pretendimet edhe të Zyrës së Avokalit të Shtetit.