Shefi i SHM të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për vizitë në SHM të ARM-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Shefi i Shtatmadhorisë (SHM) së Forcave të Armatosura (FA) të Shqipërisë, gjeneral-majori Bajram Begaj, i cili gjendet për vizitë dyditore zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot qëndron në SHM të ARM-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Marketing

Sipas shërbimit për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, temë e bisedimeve zyrtare, përveç bashkëpunimit dypalësh, do të jenë edhe aktivitetet në procesin e transformimit të Ushtrisë, pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse dhe angazhimi në krizën ende në vazhdim të emigrantëve. si dhe objektet dhe mundësitë për kryerjen e aktiviteteve stërvitore në poligonin ushtarak “Krivolak”.

Pas ceremonisë së pritjes me nderime ushtarake, gjenerali Begaj do të takohet me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, thuhet në komunikatë, gjatë ditës do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski.