Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë

Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Millan Mojsilloviq, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Marketing

Milan Mojsilloviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, ka thënë se Rusia është një partner strategjik i Serbisë dhe në këtë mënyrë sipas tij, do të vazhdojë mbështetja e saj.

Mojsilloviq, ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, Mojsilloviq gjatë një vizite në Moskë, së bashku me zyrtarët e tjerë rusë kishin analizuar në mënyrë të veçantë situatën në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij mediumi, Mojsilloviq ka thënë se Kosova është duke bërë lëvizje të njëanshme, lëvizje këto që sipas tij, po e rrezikojnë sigurinë.

“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si po veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë krahinën”, u shpreh ai. tha ai.

Theksojmë se Serbia dhe Rusia dukshëm i kanë forcuar marrëdhëniet e tyre në fushën e sigurisë.

Ditë më parë Rusia i ka dhuruar ushtrisë së Serbisë disa autoblinda, ndërkaq ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruar edhe blerjen e disa helikopterëve ushtarakë nga Rusia.