Shefi i zyrës politike të Ambasadës Amerikane Dejvid Majers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ITSHKSH-në

Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar midis ITSHKSH-së dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtori i institutit Dr. Skender Asani dhe udhëheqësja e departamentit për studimin e Holokaustit Maja Susha pritën në një takim shefin e zyrës politike Dejvid Majers dhe analistin politik të ambasadës amerikane Adrian Ismaili.

Marketing

Përfaqësuesit e ambasadës u interesuan për ecurinë e punës së institutit dhe për përkushtimin e tij në ruajtjen e frymës së bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar në fushën e hulumtimeve shkencore. Gjithashtu, ata dëgjuan edhe për punën e palodhur të hulumtuesve të institutit në mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, avancimin e mirëkuptimit, kohezionit shoqëror dhe të harmonisë midis popujve në rajon.
Drejtori Asani u shprehu mirënjohje të lartë për këtë vizitë dhe për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e synimeve të përbashkëta. Ndër të tjera, ai i njoftoi ata për aktivitetet dhe të arriturat e ITSHKSH-së, por foli edhe për presionet që po i bëhen institutit, duke ia vështirësuar kushtet për një menaxhim normal të këtij institucioni të rëndësishëm shkencor e kulturor.
Bashkërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i ITSHKSH-së me Ambasadën Amerikane dhe institucionet vendore në frymën e politikave të mirëkuptimit ndërkulturor.

Marketing