Shefja e diplomacisë suedeze An Linde në Shkup

Ministrja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Suedisë, An Linde, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo vizitë po realizohet me ftesë të kolegut të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Marketing

Siç njoftuan nga MPJ e Maqedonisë së Veriut, ministrja suedeze Linde, në kuadër të kësaj vizite do të pritet edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendaroski. Njëkohësisht ajo do të takohet edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Në këto takime pritet të shkëmbehen mendime për ndodhitë në vend, agjendën e reformave dhe hapat e ardhshëm, lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, pas Samitit të tetorit. Më pas, sipas njoftimit të MPJ, temë e diskutimit do të jetë edhe dinamika rajonale dhe çështje tjera aktuale ndërkombëtare, si dhe raportet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.

Marketing