Këshilli i Evropës në Shkup ka dhënë mbështetje të fuqishme dhe konstruktive për vendin gjatë respektimit të ligjeve dhe të drejtave njerëzore dhe gjuhësore, tha sot Ana Zec, shefja e zyrës së programit të Këshillit të Evropës në takim me përfaqësuesit e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës.
Gjatë takimit u përshëndet bashkëpunimi i shkëlqyer mes të dy përfaqësuesve të institucioneve në aspekt të dialogut të intensifikuar mbi miratimin e Ligjit mbi Gjuhët dhe zbatimi i tij, si dhe bashkëpunimit të përforcuar me realizimin e projekteve rrjedhëse.
Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, informoi për gjendjen e brendshme, kushtet dhe kapacitetet e burimeve njerëzore, për agjendën e Qeverisë në pikëpamje të përmbushjes së reformave të Agjencisë.
Përfaqësuesja e Këshillit të Evropës foli për programet dhe projektet, të cilat zhvillohen me intezitet të forcuar në shumë sfera shoqërore të veprimit. Shprehën mbështetje për prioritetet e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, veçanërisht në lidhje me rritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve.