Shefja e UNMIK-ut Carolyne Ziadeh ka informuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë edhe heqjen e dinarit serb nga përdorimi nga data 1 shkurt.
Ajo në seancën e thirrur nga Serbia në Nju Jork, ka përmendur marrëveshjet që Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë arritur në Bruksel dhe Ohër hapën rrugën për angazhim, por e cila nuk u arrit deri më tash.
“Por, për shkak të mos pajtimit të implementimit, progresi është ndalur. Zhvillimet më pas të zgjedhjeve në katër komunat në veri rezultuan me zgjedhjen e kryetarëve me pak 3.47 për qind të vota. Përplasjet në afërsi të ndërtesës së komunës më 29 maj rezultuan në lëndime serioze të civilëve dhe 93 pjesëtarëve të KFOR-it dhe incidentin serioz në Banjska më 24 shtator është ende nën hetime, e cila çoi deri te fatalitetet serioze. Pavarësisht momentumit pozitiv që u rishfaq kah fundi i vitit të kaluar, me progresin e arritur për targat, energjinë, dokumentet doganore dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe në inicimin e referendumit për të dorëhequr kryetarët, veprimet e njëanshme në çështjet, të cilat qartë bien brenda procesit të dialogut dhe marrëveshjet qeveritare janë për një shqetësim të madh”, tha Ziadeh.
Ziadeh ka folur edhe për vendimin e Prishtinës zyrtare për përdorimin e euros si valutë e vetme pagese nga 1 shkurti në Kosovë, duke thënë se ka pasur një shpjegim të limituar në publik.
“Dhjetëra mijëra njerëz janë prekur, sikurse edhe ekonomia…Ky vendim në veçanti është ndërmarrë në një afat të shkurtër nga hyrja e tij në fuqi dhe ka prekur të ardhmen e individëve në shërbimet ekonomike dhe kulturore duke u bërë çështje shqetësimi”, ka thënë ajo.