Shefqet Hallaqi i dërgon incizime Fetait për rastin ‘Monstra’

I dënuari për rastin “Lagja e trimave”, Shefqet Hallaqi ka komunikuar nga qelia e burgut përmes celularit me ish prokuroren speciale Fatime Fetai me 19 qershor te këtij viti.

Marketing

Prokurorja Fetai në seancën e sotme të rastit “Monstra” dorëzoi dosjen tek trupi gjykues, te cilën Hallaqi përmes aplikacionit whats up i kishte dërguar disa biseda të përgjuara telefonike që kane të bëjnë me rastin ‘Monstra’.

Hallaqi i kishte thënë Fetait se dosjen e njëjte ia ka dërguar edhe El Chekes.