Shehu: Gjithçka gati për votimet më 21 prill

KSHZ është tërësisht gati të organizoj procesin zgjedhor të 21 prillit. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, në intervistën javore në TVM-2, tha se deri tani janë kryer të gjitha para përgatitjet e nevojshme dhe për këto zgjedhje janë zgjidhur të gjitha problemet me votuesit me të njëjtën adresë të banimit dhe votuesit fiktivë.

Marketing

“KSHZ në vazhdimësi punon në ngritjen e besimit të qytetarëve si në listën zgjedhore ashtu dhe në punën e përgjithshme të KSHZ-së sa u përket votuesve fiktivë. Dua të theksoj se në listën zgjedhore ndodhen shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat i plotësojnë kushtet të jenë votues konformom Kodit Zgjedhor” – tha nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Shehu thotë edhe se ka bashkëpunim mes institucioneve për organizimin e zgjedhjeve.

“KSHZ është në komunikim permanent me të gjithë institucionet të cilat janë të lidhura ngushtë me procesin zgjedhor, siç janë MPB, MPJ . Gjithashtu me qeverinë kemi një bashkëpunim korrekt, por këtu mos lemë anësh dhe organizatat e huaja ndërkombëtare të cilat në vazhdimësi na ndihmojnë dhe kontribuojnë në punën tonë” – tha Shehu.

Shehu njëkohësisht informon se votuesit e 82 vendvotimeve të mbyllura më 21 prill do të transferohen për të votuar në vendvotimet më të afërta.

Përveç zgjedhjeve presidenciale , më 21 prill do të mbahen edhe zgjedhje lokale në 3 komuna në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.