Shekerinska: 2018-ta, vit ku ndërpremë izolimin dhe hapëm dyert e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nëpërmjet një mesazhi për urimet e fundvitit ka porositur se ky vit do të mbahet mend për ftesën për anëtarësim në NATO dhe ndaljes së izolimit të vendit.

Marketing

“Ftesa për anëtarësim në Aleancë, mbarimi i bisedimeve hyrëse për anëtarësim, mbështetje nga personalitete kyçe të politikës botërore, rritja e buxhetit dhe e rrogave të ARM-së, reformat në Mbrojtje, pranimi i 375 ushtarëve profesionistë, miratimi dhe zbatimi i dokumenteve të rëndësishme strategjike, blerja e pajisjeve për pjesëtarët e ARM-së, transparenca ndaj opinionit. Të gjithë këto e kanë shënuar 2018-tën në sektorin e mbrojtjes”, theksoi Shekerinska.