SHEKERINSKA: Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka ngjyra partiake

LSDM, në tubimin e mbrëmshëm në Aerodrom të Shkupit, përkujtoi qytetarët se dyert e BE-së dhe NATO-s janë hapur për vendin, por i takon vendit të vendosë nëse do t’i kalojë apo jo këto dyer.

Marketing

“Vendimi është i yni, marrëveshja u siguroi grekëve krenarinë historike të cilën e kanë kaq shumë të rëndësishme dhe Maqedonisë i siguron krenarinë e një vendimi të rëndësishëm për ardhmërinë”, tha Radmilla Shekerinska dhe partnerët e tjerë të Koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.

“Siguruam një marrëveshje që garanton gjuhën tonë maqedonase, marrëveshje që na definon ashtu si vetë definohemi dhe quhemi, maqedonas. Siguruam marrëveshje e cila grekëve u mundëson të ndjehen të rëndësishëm për shkak të historisë, por që ne do të na bëjë të ndjehemi krenarë për shkak të ardhmërisë. Prandaj në 30 shtator ne nuk do të shkojmë në vendvotime me libreza partiake, sepse anëtarësimi në BE dhe NATO nuk ka ngjyra partiake. Në vendvotime do të shkojmë me ndjenjën e krenarisë dhe dëshirën që ta bëjmë vendin tonë më të mirë”, tha Radmilla Shekerinska nga LSDM.