Shekerinska-Boshkoviq: Ballkani jeton në kohën e re, vazhdojmë bashkërisht si aleat të NATO-s

Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi ishin dhe mbeten partnerë të angazhuar dhe të sinqertë, ndërsa së shpejti edhe aleatë në suaza të NATO-s. Të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral, i cili do të vazhdojë të realizohet në të njëjtën ritëm edhe në të ardhmen, konkluduan me takimin e sotëm në Podgoricë, ministrat e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe Predrag Boshkoviq.

Marketing

“Mali i Zi ishte dhe ka mbetur aleati ynë i rëndësishëm, një partner i ngushtë i cili na mbështeti pa rezerva në rrugën tonë drejt Aleancës. Sinqerisht u falënderoj për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të anëtarësimit, gjë që tregon se Ballkani jeton në një kohë të re në të cilën fqinjët, më të afërt dhe më të largët, janë edhe bashkëpunëtorët më të afërt”, tha ministrja.

Shekerinska shtoi se bashkëpunimi me Malin e Zi nuk është vetëm një floskul- ai është i dukshëm përmes stërvitjeve të përbashkëta, shkollimin e kadetëve për nevojat e Armatës së Malit të Zi në Akademinë Ushtarake në Shkup, pjesëmarrjen e kadetëve nga Mali i Zi në Kampusin veror në Maqedoninë Veriore, lloje të ndryshme të kurseve të trajnimit dhe bisedime të ekspertëve në të dy vendet.

Ministrja në takim u përqendrua edhe stërvitjen e ardhshme që do të realizohet në “Krivolak” “Goditjen vendimtare” pjesë përbërëse e së cilës do të jenë edhe pjesëtarët e ushtrisë malazeze.

Ministri Boshkoviq theksoi se bashkëpunimi i mbrojtjes me vendin tonë është i shkëlqyeshëm dhe i vazhdueshëm në të gjitha fushat dhe se do të vazhdojë të zhvillohet në të ardhmen, brenda Aleancës. Boshkoviq shprehi kënaqësinë që procesi i ratifikimit të Protokollit inkuadrues po zhvillohet në një ritëm të përshpejtuar dhe se shumë shpejt, Maqedonia Veriore do të jetë anëtare e plotë e Aleancës.

Takimi ministror u realizua në margjinat e sesioni të përbashkët të qeverive të Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi që u mbajt në Podgoricë, ku Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Shekerinska dhe homologu i saj malazez Predrag Boshkoviq nënshkruan në emër të dy qeverive Marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Marketing