Shekerinska dhe Dimkovski për vizitë pune në rrethinën e Manastirit

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski sot do të qëndrojnë në rajonin e Manastirit.

Marketing

Gjatë vizitës do ta vizitojnë kombinatin energjetik të minierës (REK) Manastir ku do të kenë takim me drejtorin e REK Manastir, Vasko Kovaçevski.

Në kuadër të vizitës në rajonin e Manastirit, Shekerinska dhe Dimkovski do të kenë takime në fshatin Greshnica, ndërsa do të takohen edhe me një bujk shfrytëzues të programit IPARD.

Takime me qytetarët do të mbahen edhe në qendrën e Manastirit.

Marketing