Shekerinska: E morëm mesazhin, do të kërkojmë përgjegjësi

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën e sotme në Karposh ka thënë se pushteti i ka marrë mesazhin pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Marketing

“Ne mbrëmë e dëgjuam mesazhin e atyre që vendosën të qëndrojnë në shtëpi. Ara presin më shumë dhe se ajo që është punuar nuk është e mjaftueshme, se dëshirojnë të shohin punë jo vetëm për çështjet e mëdha të shtetit por në çdo shkollë, në çdo sportel.

Edhe ne dëshiruam të jemi më të shpejtim por paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim. Gjithë atë që e kemi punuar duhet ta çojmë deri në fund. Do të kërkojmë përgjegjësi nga secili që ka dëshpëruar besimin tuaj”, ka deklaruar Shekerinska.