Shekerinska-Erjavec: Anëtarësimi në NATO e hap rrugën drejtë BE-së

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta hapë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi ministri slloven i Mbrojtjes Karll Sharjavec në takimin me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Forumin Strategjik të Bledit.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takim ishte konfirmuar miqësia e sinqertë mes të dyja vendeve, bashkëpunimi i suksesshëm në mbrojtje dhe mbështetja aktive të cilën Sllovenia ia jep Maqedonisë së Veriut në të gjitha fazat e progresit drejtë integrimeve në NATO dhe BE.

“Sllovenia e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO menjëherë pas Greqisë dhe ky ishte sinjal pozitiv drejtë rajonit dhe vendeve të tjera anëtare. Tani procesi është kah fundi. Edhe sinjalet nga BE-ja për hapjen e negociatave në tetor janë pozitive”, tha Shekerinska dhe u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

Erjavec konfirmoi se ratifikimi i shpejtë i protokollit është dëshmi për miqësinë e sinqertë mes të dyja vendeve.

“Shpresoj se në Samitin e NATO-s në dhjetor Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotfuqishme, ndërsa kjo do ta hapë rrugën për anëtarësim në BE. Ashtu ishte edhe me Slloveninë. Jam i bindur se BE-ja do të hapë shumë mundësi për zhvillim të vendit”, tha Erjavec dhe edhe një herë e ofroi mbështetjen e vendit të tij në secilin hap të asaj rruge.

Dy ministrat u morën vesh për bashkëpunim të përforcuar në mbrojtje dhe ndihmë eksperte në reformat e sektorit në mbrojtje në përputhje me standardet e NATO-s.

Takimi u mbajt në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit ku këtë mëngjes ministrja Shekerinska foli në panelin në temën – e ardhmja e Aleancës 70 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Marketing