Shekerinska: Më 30 shtator kemi shansin historik, mos t’ua lëmë problemet e vjetra fëmijëve tanë

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë 27 vite pas referendumit të parë do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë mundësinë historike dhe ta hapin derën Maqedonia të bëhet pjesë e familjeve më të fuqishme dhe më me prosperitet në botë, tha sot në Strugë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ku sonte do të ketë tribunë ku do t’i informojë qytetarët për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.

Marketing

Shekerinska në deklaratën për mediat theksoi se bëhet fjalë për mundësi e cila nuk do të ofrohet për herë të dytë, mundësi e cila do t’u mundësojë të rinjve të zhvillohen krah për krah me mundësi të barabarta si bashkëmoshatarët e tyre evropianë.

“Kjo është mundësi të cilën e kanë të rinjtë e RM-së dhe jam e bindur se ata do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Por, ky është obligim i joni, i më të moshuarve të bëjmë gjithçka për të mos ua lënë problemet e vjetra fëmijëve tanë. T’ju japim mundësi fëmijëve tanë, nipërve tanë të jetojnë në vend më të mirë i cili do të jetë pjesë e familjes evropiane, ato dilema, ato çështje do t’i zgjedhim më 30 shtator”, theksoi Shekerinska.

Takimi me qytetarët e Strugës është paraparë në orën 18 para Shtëpisë së Kulturës “Vëllezërit Miladinov” në skelën e Drinit të Zi.

Marketing