Me sigurimin e 80 deputetëve për sjelljen e ligjit për prokurorinë publike , do të sigurohet edhe 2/3 e votave për ligjin e mbrotjes. ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, është e bindur se me ligjin me të cilin Maqedonia do ta inkorporojë nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit të NATO-s për mbrojtjen kolektive të Aleancës, do të miratohet nga kjo përbërje e Parlamentit.
Pres që deputetët të sjellin vendime që janë investim në ardhmërinë tonë shtetërore. Secili prej deputetëve në Kuvendin tonë ka hyrë në Parlament me betim dhe obligim për ta përafruar këtë shtet në NATO dhe deri tek BE-ja, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ligji për mbrojtje mund të kalojë së bashku me ligjin për prokurorinë publike, nëse sigurohen 80 deputetë.
‘kemi dhënë dhe do të japim gjithcka nga vetja dhe 2/3 e votave për ligjin do të ketë.Nuk mundemi që në fund të procesit të paraqitemi si vend joserioz . Kjo ndikon në imazhin e RMV-së.Ky ndikim I hapur me të cilin vendet antare do të na pranojnë dhe kjo do të ndikojë në vitet e ardhshme , anëtarësimin ton[ në nato , dhe nga ky aspect me të vërtetë nuk kemi të drejtë në gabime’ tha Shekerinska.
Sipas ministres së mbrotjes, nëse ligji për PP është celsi për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve me BE, ligji për mbrojtje praktikisht është hapi I fundit e cili defakto, vendin do ta bëj anëetare reale në Natos.
Ton: ‘Nuk mendoj se cilido deputet në Kuvend do të rrezikojë dicka që shumë vështirë e kemi arritur ‘
Ambasadorja e Britanisë në vend Rejçell Gallovej deklaroi se Maqedonia tani më e luan rolin e saj në NATO dhe se tani do ta marrë vendin e vërtetë në strukturat e Aleancës ku merren vendime.
Megjithatë kjo sipas minsitres shekerinska nuk do të ishte e tërësishme pa miratimin e ligjit për mbrojtje.