Shekerinska: Meritojmë t’i fillojmë negociatat me BE-në

Është koha që Këshilli i Evropës ta ndjekë rekomandimin e qartë të Komisionit evropian dhe të caktojë datë për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Union, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nga Konferenca për siguri evropiane në Garmish-Partenkirhen.

Marketing

Punuam shumë, theksoi ajo, të krijojmë argumente për fillim të negociatave. “E zgjidhëm çështjen me Greqinë, nënshkruam marrëveshje me Bullgarinë dhe me atë Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm ballkanik i cili nuk ka çështje të hapur me cilin do nga fqinjët”, tha ministrja në Konferencën e organizuar nga Qendra evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall”.

Vendi im, potencoi, është shembull i shkëlqyeshëm për pajtim dhe fqinjësi të mirë dhe për jua paraqet kënaqësi të jashtëzakonshme që Maqedonia e Veriut është një hap drejt anëtarësimit të barabartë në Aleancë, me protokoll inkuadrues të nënshkruar dhe ratifikime të këtij protokolli nga më shumë se gjysma e vendeve të NATO-s.

Shekerinska theksoi se vendi është i përkushtuar edhe ndaj reformave vendore – për vetëm 24 muaj, me ndryshimin e Qeverisë paraprake, demokracia u konsolidua, u përforcua sundimi i së drejtës dhe shkuam përpara drejt proceseve vendimtare të transformimit në të gjitha sferat – politikat, administratë publike dhe shoqëri.

Në hapat reformues, nuk u anashkalua as mbrojtja, ku u bënë hapa thelbësorë – miratimi i dokumenteve kyçe, strategjike, kujdes për secilin pjesëtar të Armatës, zhvillim i interoperabilitetit, informoi ministrja.

Nga aspekti i marrëdhënieve dhe ndikimeve në Evropën Juglindore, si temë e Konferencës, ministrja theksoi se kanë ekzistuar përpjekje për dezinformata lidhur me procesin e anëtarësimit të barabartë të Maqedonisë së Veriut në NATO, posaçërisht para deklarimit të qytetarëve në referendum për marrëveshjen me Greqinë. Përgjigja e vetme e këtyre dezinformatave, tha Shekerinska, është vendi të jetë i fuqishëm dhe i sigurt në rrugën e vet të projektuar dhe të ketë lidership të fuqishëm. “Maqedonia e Veriut e din se ku shkon dhe ka liderë të fuqishëm dhe të guximshëm”, konkludoi ministrja.

Në margjina të konferencës, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska u takua me zëvendësdrejtorin e Qendrës evropiane për studime të sigurisë, gjeneralin brigadier, Johan Berger, të cilit iu falënderua për mundësitë për edukim dhe arsimim të personelit nga Ministria dhe Armata në qendrën “Xhorxh Marshall”. Prej vitit 1998 e deri më tani, mbi 400 persona përfunduan kurse të realizuara nga kjo Qendër, përderisa mbi 700 morën pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga qendra “Xhorxh Marshall”.