Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me zëvendësambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Mikaela Shvarcer Blum do të marrin pjesë në aktivitetetv trajnuese të Armatës së SHBA-së në Evropë në poligonin e armatës “Krivollak”.
Nga 1 gushti në “Krivollak”, stërviten 200 ushtarë nga forcat paqeruajtëse të SHBA-së të cilët deri më 20 gusht aftësitë e veta do t’i kontrollojnë njësitë nga skuadroni 3, regjimenti i 61-të kalorës, brigada e 1-rë, divizioni i 4-t. (3061 regjimenti i kalorisë ) nga Fort Karson, Kolorado dhe batalioni i 3-të , regjimenti 126 i aviacionit, nga Garda Kombëtare e Armatës e stacionuar në Boston dhe Maseçustes.