Shekerinska në takim ministror të NATO-s përmes lidhjes video-konferencë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do të marr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, i cili për shkak të pandemisë globale, për herë të dytë po mbahet përmes lidhjes video-konferenciere.

Marketing

Ministrat e Mbrojtjes të 30 vendeve – anëtare të NATO-s, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, do të bisedojnë për aktivitetet e Aleancës në uljen e pasojave nga pandemia korona, si dhe përgatitjet për valën e dytë të mundshme të KOVID-19.

“Aleanca kishte rol kyç në ndihmën e vendeve – anëtare në këtë krizë shëndetësore, ndërsa shembull për këtë është realizimi i mbi 350 fluturimeve të cilët transportuan qindra tonë pajisje kritike përgjatë gjithë botës, përderisa mbi 100 spitale të Aleancës ishin vendosur për pranim dhe kujdes mjekësor të qytetarëve të sëmurë. Spital i tillë në fillim të pandemisë ishte ngritur edhe në vendin tonë”, qëndron në kumtesë.

Ministrja Shekerinska dhe homologët e vendeve aleate do të bisedojnë edhe për aktivitetet e Aleancës në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në sferën euroatlantike, si dhe misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.