Një kontingjent i armatës i Maqedonisë së Veriut është dërguar për tu bërë pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë- KFOR.
Siç ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Fejsbuk kontingjenti i Armatës është nisur drejtë Kosovës nga kazerma “Strasho Pinxhur” në Petrovec.
Shekereniska, njëherit, ushtarakëve të vendit iu ka uruar mision të suksesshëm dhe të kthehen të sigurt në shtëpi.