Shekerinska: Nuk do të lejojmë që Rusia ta pengojë marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia nuk do t’i lejojë Rusisë ta pengojë Marrëveshjen me emrin me Greqinë, e cila Shkupit ia hapi derën për hyrje në NATO, porositi sot në Zagreb ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Marketing

“Gjithmonë kemi folur se dëshirojmë bashkëpunim të mirë me Rusinë, por vendimet janë tek ne. Maqedonia solli vendim”, deklaroi Shekerinska para gazetarëve pas takimit të ministrave të mbrojtjes nga rajoni me sekretarin amerikan Xhejms Matis, që e transmetoi agjencia kroate HINA dhe mediat serbe.

Shekerinska shtoi se i vjen keq për shkak të vendimit për dëbimin e diplomatët nga Greqia, si dhe se Qeveria e Maqedonisë “do të qëndrojë e zgjuar dhe e fokusuar” në zbatimin e marrëveshjes me Athinën.

“Referendumi dhe vendimet e sjella janë në dobi të qytetarëve dhe nuk do të lejojmë përzierjen e askujt në këtë rrugë”, potencoi ministra Shekerinska,
Sipas saj, shtyrja e pranimit të Maqedonisë në NATO nga viti 2008, ka shkaktuar krizë të rëndë politike, ekonomike dhe financiare në vend.

“Nuk do të lejojmë që kjo të ndodh më”, deklaroi Shekerinska.
Mediat nga Kroacia dhe Serbia përkujtojnë se Maqedonia ka marrë ftesë për anëtarësim në NATO, si dhe në reagimin e djeshëm nga Moska sipas të cilit Rusia mendon se Maqedonia po detyrohet të hyjë në NATO, lëvizje e cila vetëm i thellon ndarjet dhe tensionet në Evropë.

Marketing