Për zgjedhjen e ambasadorit në NATO në vijim janë bisedimet dhe konsultimet midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kabinetit të kryetarit dhe Qeverisë. Sipas procedurës fillimisht duhet të kalojë në seancën e Qeverisë, ndërsa pastaj dërgohet si propozim deri te presidenti i shtetit, informoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke mohuar se nuk është konfirmuar se për atë vend të jetë Dane Talevski apo megjithatë apo ndonjë emër tjetër.
“Pres se ambasadori ynë në NATO dhe përfaqësuesi ynë ushtarak në Aleancë, shumë shpejt do të dihen që të mund të marrin pjesë në ngjarjet e rëndësishme të cilat do t’ia japin shtetit të bëhet anëtare e NATO-s. Qëllimi ynë është që para Samitit në Londër këto çështje t’i përfundojmë në shtëpi”, tha Shekerinska.