Asnjë denar nga paratë e parapara për Armatën e Republikës së Maqedonisë nuk janë përfshirë me ndryshimin, gjegjësisht me 60 milionë denarët e ndara nga Ministria e Mbrojtjes për fushatë për referendumin, u përgjigj sot ministrja Radmilla Shekerinska në akuzat e Sindikatës së mbrojtjes për supozimin për “paratë e shkurtuara” nga MB dhe ARM.
“Bëhet fjalë për mjete të cilat ishin ndarë për aktivitete për përkrahje të integrimit tonë në NATO, por të cilat nuk ishin në pjesën e logjistikës e as nevojave të Armatës së Republikës së Maqedonisë”, theksoi Shekerinska dhe shtoi se është e pahijshme që njerëzit të ngatërrojnë njërën me tjetrën.
Ajo i komentoi edhe akuzat se gjendja në Armatë nuk është, siç tha, e mirë, por theksoi se kjo është rezultat i mosinvestimit dhe mospërfilljes 10-vjeçare në ARM.
“Furnizimi i paralajmëruar i makinave inxhinierike dhe automjeteve joluftarake të cilat filluan në gusht, është mohimi më i mirë se asnjë denar nga paratë e ndara për ARM nuk do të shpenzohen për qëllime të tjera”, theksoi ministrja Shekerinska.
Ajo i mohoi edhe akuzat se Ministria nuk ka siguruar transport për ushtarët të cilët udhëtojnë deri te vendet e tyre të punës dhe se nuk iu paguhen kujdestaritë e natës. Sqaroi se nga 45 relacioneve të definuara nga Shtatmadhoria për transport të ushtarëve vetëm për pesë nuk kanë kaluar furnizimet publike, sepse ishte ofruar shumë më e madhe nga ajo e cila ishte ndarë nga SHM e ARM-së.
Ministrja informoi se nga një korriku i këtij viti është ndryshuar edhe rregullorja sipas së cilës ushtarët shumë vite nuk kanë mundur të marrin mjete pagesore për punën e natës, por kanë marrë ditë të lira, Tash, siç tha Shekerinska, për secilin pjesëtar të ARM-së i cili do të dërgohet më shumë se një ditë për kujdestari, do t’i paguhet mëditje dhe nuk do të marrë ditë të lirë.