Ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike me të cilat paratë që ata i marrin nga buxheti rriten nga 1.8 milionë në 4.5 milionë euro, kanë për qëllim parandalimin e korrupsionit me donacione të dyshimta, shprehet zv/kryeministrja Radmilla Shekerinska. Ndryshimet që partitë i harmonizuan në takimet e liderëve, përveç ndihmës së rritur shtetërore parashikojnë edhe ulje të donacioneve për 2,5 herë. Shekerinska siguron se edhe partitë edhe shteti do t’i nënshtrohen revizionit gjatë ndarjes dhe shpenzimit të parave.
Jam dakord me ju, ato ishin argumentet që i përdorëm në debatin me VMRO-DPMNE-në. Nga njëra anë jeni partia më e pasur në Evropë, nga ana tjetër flasim për më shumë para, por, obligimet gjithashtu të partive ndryshojnë. Në mënyrë tjetër do të duhet të referojnë për shpenzimet. Shteti, meqë i jep paratë do të bartë edhe përgjegjësinë për atë që e jep në njëfarë mënyre dhe e treta, do t’i japim fund këtij lloji të biznes kontrollit ndaj partive politike – tha Radmilla Shekerinska, zv/kryeministre.