Shekerinska: Synojmë qëllimin e ardhshëm – referendum të suksesshëm!

Maqedonia humbi shans historik në vitin 2008 dhe nuk mundemi të lejojmë një luks të tillë të lëshojmë edhe një shans. Na kushtonte dekadë e humbur, ndërsa e humbëm edhe hapin me fqinjët tanë, thotë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistë për Agjencinë e pavarur ballkanike të lajmeve (IBNA).

Marketing

Ajo thekson se në virgjilje të referendumit, fokusi duhet të jetë në aspektin pozitiv, në rezultatet pozitive nga Marrëveshja me Greqinë, të cilët nuk janë vetëm NATO dhe BE, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Pasojat nga ‘jo’ (në referendum) janë serioze. Njerëzit nuk kanë nevojë nga ne, ne t’ua vizatojmë këtë imazh të errët, për shkak se panë në jetën e tyre reale. Besoj se duhet të bëjmë fushatë e cila do të fokusohet në gjërat pozitive. Ndërsa, nuk besoj se gjërat e vetme pozitive janë ftesa nga NATO ose anëtarësimi në BE. Unë nuk jam idealiste e rrejshme kur them se nëse shikoni dhe i shikoni fqinjët tuaj si aleatë të juaj, do të jeni më mirë. Do të jeni më të fuqishëm. Do të jeni më stabil. Për këtë arsye, besoj se ndoshta argumenti kryesor për marrëveshjen tonë me Greqinë nuk janë vetëm BE-ja dhe NATO, por fakti që mund të themi ‘zgjodhëm tjetër kurs'”, thotë Shekerinska.

Potencoi se Maqedonia dhe Greqia ndajnë probleme të njëjta, rreziqe të njëjta dhe ballafaqohen me krizën e njëjtë, “ndërsa nëse nuk e kuptojmë rajonin tonë dhe stabilitetin tonë, dikush tjetër do ta bëjë këtë dhe nuk do të na pëlqejë”.

Lidhur me qëndrimin e qytetarëve në Maqedoni thotë se çdoherë do të ekzistojnë njerëz që gotën e shohin gjysmë të zbrazët ose gjysmë të mbushur.

“Në bazë të bisedave dhe diskutimeve të shumta që i kisha me numër të madh të njerëzve në Maqedoni, ata kanë disa kritika lidhur me aspektet e marrëveshjes, drejt gjithë idesë se duhej të negocionim për diçka të tillë që të lëvizim përpara. Por, thellësisht, ata e vlerësojnë stabilitetin. Thellësisht tek ata vlerësojnë zgjidhjet. Thellësisht i vlerësojnë liderët kur u thonë ‘është vështirë, por do të kemi sukses’, në vend të atyre të cilët ankohen për të tjerët, për ata të cilët krijojnë armiq rreth nesh. Do të thotë, po, do të ekzistojnë kritikë të zëshëm të Marrëveshjes, por nuk dyshoj se shumica e qytetarëve të vendit tonë ndjehen më mirë dhe më të sigurt që ta shohin këtë ardhmëri më të ndryshme që është para tyre”, thekson Shekerinska.

Për pozicionet e qytetarëve nga ana tjetër e kufirit, për mosmarrëveshjet që ekzistojnë në Greqi, rekomandon se ka ardhur koha për ndërtim të aleancës dhe miqësisë.
“Mendoj se qytetarët grekë do të gjejnë një shtet shumë të hapur dhe miqësor në veri. Ndamë shumë gjëra, ndërsa kjo dekadë e marrëdhënieve të ngrira, na detyroi t’i harrojmë këto gjëra. Greqia ishte investuesi më i madh në Maqedoni. Mendoj se kjo ishte mirë edhe për ekonominë greke. Mendoj se kjo ishte e shkëlqyeshme për turizmin grek, për bizneset e vogla etj. Është logjike. Mendoj se ekzistojë rreziqe të mjaftueshme rreth nesh, eja, kur mundemi, të krijojmë aleatë dhe miq”, thotë Shekerinska.

Duke e komentuar ftesën për anëtarësim në NATO, ministrja e Mbrojtjes shpjegon se “vendi po kalon periudha të vështira dhe kritike në tre vitet e kaluara” dhe e kujton momentin kur u formua qeveria si moment i, siç thotë, gëzimit të madh, por edhe përgjegjësisë së madhe. Atëherë synimi ishte, vitin e ardhshëm Maqedonia të marrë ftesë nga NATO-j,a, por edhe datë për negociata inkuadrimi me BE-në.

“Por ishim skeptikë se nëse gjërat mund të lëvizin mjaftueshëm shpejt. Kështu, kur vendi e firmosi marrëveshjen me Greqinë, ishte moment me të vërtetë i shpresës. Sot, kjo shpresë po bëhet edhe më reale. Por, në politikë, posaçërisht në Ballkan, ka përfunduar vetëm atëherë kur tërësisht gjithçka do të përfundojë. Për këtë arsye duhet të mbetemi të fokusuar. Mund të kemi një ditë për kremtim, por në realitet pjesa më e madhe e mendimeve dhe ndjenjave tona tanimë janë orientuar drejt qëllimit të ardhshëm, ndërsa ai është edhe një referendum i suksesshëm, proces i suksesshëm i implementimit dhe integrimit në NATO”, thotë ministrja e Mbrojtjes në intervistë për IBNA.

Marketing