Si Qeveri thamë dhe treguam në vepër se askush më nuk është mbi ligjin, se ligjet vlejnë për të gjithë dhe se secili duhet t’i respektojë institucionet dhe ligjet. Puna kyçe është që t’i lëmë institucionet ta përfundojnë punën e tyre, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
“Më vjen keq që pas atij hapit tonë të treguam se punët në shtet kanë ndryshuar ende ka një pjesë që nuk ka ndryshuar, ndërsa ajo është opozita. Mossuksesi i djeshëm i negociatave, i cili do të mundësonte shumë raste të arrijnë deri në zgjidhje juridike, mendoj se tregon se nuk disa njerëz dhe struktura të cilat kanë organizuar struktura kriminale asnjëherë nuk do të dorëzohen”, tha Shekerinska në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp me ministrin rumun të Mbrojtjes Gabriel-Beniamin Lesh.
Ajo theksoi se qytetarët si dhe Qeveria kanë pritur dhe presin ligj të ri për prokurori publike, por shtoi se është e dukshme se njerëzit e parë të opozitës ende presin amnisti dhe pavarësi.
“Nëse qytetarët presin ligj të ri, është e dukshme se njerëzit e parë në opozitë kërkojnë vetëm vasalë të vjetër. Hapi i Qeverisë me të cilin treguam se kërkojmë që institucionet t’i ndjekin të gjithë – pushtet, opozitë, qytetarë, cilindo qoftë, ndërsa për këtë nuk morëm mbështetje nga opozita, jep përgjigje në pyetjen sa shteti juridik në Maqedoni duhet të bëjë gjithçka, që asnjëherë mos të kthehemi mbrapa.
Për rastin “Reket” tha se është një tentim tipik që mos ta shohim krimin dhe të merremi me atë që ata të cilët e bëjnë krimin dëshirojnë t’ia shërbejnë opinionit.