Shekerinska u takua me komandantin e FSK-së, Rama

Delegacion i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) udhëhequr nga komandanti, gjenerali Rrahman Rama në kuadër të vizitës njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qëndruar për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës.

Marketing

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Rama ka pasur takime me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralin Vasko Gjurçinovski.

Në takimin e ministres Shekerinska, komandanti i FSK-së ka dërguar urime për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Dy bashkëbiseduesit e kanë theksuar rëndësinë e këtij suksesi për mbarë rajonin”, thekson MM.

Gjeneralët Gjurçinovski dhe Rama kanë biseduar për mbarëvajtjen e bashkëpunimit bilateral në sferën që janë me interes të ndërsjellë dhe sfidat e mundshme të përbashkëta me krizën e emigrantëve.

Gjatë vizitës, gjenerali Rama do të ketë takime edhe me presidentin e RMV-së dhe komandat i përgjithshëm Stevo Pendarovski. Delegacioni kosovar do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” ku do të ketë takime me kadetë të FSK-së që për momentin janë në shkollim në Akademi.