Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se LSDM-ja seriozisht do ta shikojë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme.
“Për ju do të jetë më interesante nëse shikoni videot e kërkesave të VMRO-DPMNE-së dhe ti ndiqni personat, këto persona i dërgojnë mesazh krerëve të VMRO-DPMNE-së “kërkojmë zgjedhje por lutemi dhe shpresojmë të mos mbahen”. Dhanë iniciativën pesë minuta pas votimit të rëndësishëm duke dashur që me këtë deklaratë të harrojmë se Maqedonia arriti të zgjidh një problem” – tha Shekerinska.
Ndërsa zëvendëskryeministri Bujar Osmani, tha se tërë energjia politike duhet të fokusohet në anëtarësimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.