Shekerinska: Vota “PËR” për në BE, NATO dhe Marrëveshjen nuk është vetëm nga mbështetës të tanë

Në rast të zgjedhjeve qytetarët të cilët votuan “PËR” për në BE, NATO dhe Marrëveshjen, të cilët nuk janë vetëm mbështetës të tanë, do të kenë mundësi të dytë, sërish ta dërgojnë mesazhin, thotë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në intervistë për televizionin grek Skaj.

Marketing

“Njerëzit të cilët votuan për në BE, NATO dhe për Marrëveshjen nuk janë vetëm mbështetës të tanë. Dëshirojnë të shohin perspektivë për vendin dhe atë që e shohin këtyre ditëve është se edhe krahas “PO”-së së fuqishme, opozita ndoshta do të përpiqet ta bllokojë këtë mundësi. Nëse ndodhë kjo, me të vërtetë besoj se të gjithë këta njerëz do të përpiqen ta kapin këtë mundësi të dytë që sërish ta dërgojnë mesazhin, duke formuar shumicë e cila me siguri do të ecë përpara. Në politikë nuk ekzistojnë baste sigurie”, thotë Shekerinska dhe shton se nevojitet t’i tregohet popullit se “zgjedhja e tyre dhe vota e tyre vendosin për ardhmërinë”.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, në intervistë për Skaj, i shpjegon edhe hapat e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë, duke thënë se këtë javë, më së shumti për 10 ditë, do të bisedohet me deputetët dhe partitë politike që të shihet se nëse ekzistojnë perspektiva reale për shumicë të dy së tretës. Në këtë rast, thotë. nuk do të humbin kohë, për shkak se merren parasysh afatet e ngushta kohore nga marrëveshja.

“Nëse kjo përpjekje është e pasuksesshme dhe deputetët nuk e shohin mesazhin që e dërguan 600.000 qytetarë, do të shkojmë në opsionin e dytë demokratik, ndërsa ato janë zgjedhje të parakohshme”, shpjegon Shekerinska.

Lidhur me fushatën për referendumin, ministrja e Mbrojtjes komenton se ka qenë e suksesshme dhe se ka arritur ta ndryshojë mendimin publik për marrëveshjen, ndërsa si shembull përmend se në hulumtimin e mendimit publik janarin e kaluar, vetëm 18 për qind e popullit ishte “PËR” marrëveshjen për emrin, ndërsa kjo do të thoshte hyrje në Bashkimin Evropian dhe NATO.